Sot luajnë Grupi C dhe D
Grupi C dhe D do të mbyllë sot takimet që mund të vendosin shumë edhe për fatin e Shqipërisë.
Vëmendja është në takimin Irlandë e Veriut – Gjermani dhe Çeki – Turqi. Një fitore e përfaqësueses gjermane me 4 gola diferencë do të ndihmonte kuqezinjtë, pasi irlandezoveriorët do të zbrisnin në renditjen e vendeve të treta më të mira.
Në përballjen tjetër Turqia duhet të barazojë ose të fitojë me një rezultat minimal që të eliminojë nga gara Çekinë. Këto rezultate janë përsëri në favor të Kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi, që është e detyruar të presë rezultatet e grupeve të tjerë.
Po sot do të zhvillohen takimet Ukrainë – Poloni dhe Kroaci – Spanjë. Nga këto përfaqësuese është kualifikuar vetëm ajo spanjolle, ndërsa skuadra ukrainase nuk ka më shpresë.
Tv Klan