Sot luajnë skuadrat shqiptare
Teuta, Laçi dhe Kukësi zhvillojnë ndeshjet e Europa League
Skuadrat e Superligës shqiptare luajnë sot ndeshjet e turit të dytë të Europa Ligës.
Përfaqësimi nis me Teutën pas pak, që pret spanjollët e Granadës në Durrës.
Laçi ka zgjedhur Elbasan Arenën për të luajtur me izarelitët e Hapoel Ber Sheva. Ndeshja nis në orën 19:00.
Kukësi në orën 20:00 do të presë gjermanët Volfsburgut, ekipi më i vështirë në këtë short.
Gjithsesi skuadrat tona shpresojnë të bëjnë një mrekulli tjetër.
Tv Klan