Sot luhet për titullin kampion, Skënderbeu pret Partizanin në Korçë
Skënderbeu mund të shpallet sot kampion i Shqipërisë për herë të shtatë në historinë e tij. Ekipi i Mirel Josës do të presë rivalin e këtij sezoni Partizanin, në Korçë.
Skënderbeut i duhet vetëm 1 pikë për të siguruar matematikisht titullin 1 javë para fundit të kampionatit, por Josa pranoi një ditë më parë se kërkon fitoren.
Skuadra korçare do të mbështet nga mijëra tifozë, ndërsa të shumtë do të jenë edhe ata nga kryeqyteti. Rreth 600 forca sigurie, oficerë policie dhe stjuardë të mbikqyrin stadiumin.
Partizanit i duhet fitorja, që nuk e arrin në Korçë prej 8 vitesh, që të shtyjë në javën e fundit çështjen e titullit.
Mirel Josa pritet t’i besojë sulmit të përbërë nga Salihi dhe James, ndërsa Andrea Agostinelli me Sukajn i mbëshetur nga një mesfushë e ngjeshur.
Mungesa e vendasve është Marko Radas, ndërsa e miqve Filipe Gomes. Ndeshja do të nisë në orën 19:00.
Endrit Sauku, Tv Klan