Sot mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën
Në New York sot do të mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Në këtë takim, Serbinë do ta përfaqësojë, ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviq.
Në seancë do të shqyrtohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres lidhur me punën e UNMIK-ut dhe gjendjen në Kosovë në periudhën nga 16 janari deri më 15 prill të këtij viti.
Është planifikuar që seanca të fillojë në orën 10 me kohën lokale, ose në orën 16:00 që i bie me orën tonë.
Siç raportojnë mediat serbe, Kuburoviq do ta shfaqë mendimin dhe qëndrimin e Serbisë mbi raportin e ri të UNMIK-ut sa i përket gjendjes në Kosovë si dhe qëndrimin e Qeverisë së Serbisë në lidhje me ngjarjet e caktuara politike në mes të Beogradit dhe Prishtinës./ Klan Kosova