Sot mbyllet fushata politike në Kosovë


Sot mbyllet fushata politike në Kosovë

09:34 12/02/2021

Partitë politike në Kosovë kanë kohë deri në mesnatë për të bërë premtimet e fundit për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit.

Në bazë të Kodit Zgjedhor nesër në Kosovë është heshtje zgjedhore, pasi të dielën qytetarët do të votojnë  për të atë që ata mendojnë se duhet të jetë kryeministri i ardhshëm në vend.

Fushata zgjedhore këtë herë është bërë në një situatë të pazakonte, pasi vendi është përfshirë nga pandemia e Covid. Po ashtu partitë patën pak kohë për të bërë premtimet e tyre dhe për të krijuar koalicionet apo programet qeverisëse.

Deri tani sipas sondazheve të publikuara në mediat vendase Lëvizja Vetëvendosje do të jetë parti e parë, po ashtu mund të arrijë të marrë pushtetin e vetme. Por edhe pse sondazhet flasin në favor të LVV-së, partitë e tjera kanë deklaruar se ato do të jenë fituese.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi qeverinë Hoti duke e quajtur jolegjitime./tvklan.al






Të ngjashme