Sot nis Europa League. Luajnë Manchester United, Inter e Roma
Manchester United i drejtuar nga Jose Mourinho do të marrë pjesë në Europa League. Faza e grupeve do të nisë me Feyenoord në orën 19:00 në Roterdam. Vetë trajneri Jose Mourinho tha se United kërkon më shumë, por gjithësesi duhet të kënaqe me këtë përfaqësim në kontinent, pasi sezonin e kaluar ekipi u rendit në vendin e pestë.
Në këtë aktivitete marrin pjesë klube që kanë bërë historinë në kupat e Europës si Inter. Zikaltërit do të presin Hapoel Be’er Sheva në orën 21:05 “San Siro”.
Pas një nisje me ulje-ngritje të kampionatit duhet një shenjë vijueshmërie në Europë. Një tjetër skuadër italiane, Roma do të përballet me Viktoria Plzen.
Në ekip çek luan shaiptari Ergys Kaçe. Të tjerë lojtarë të Kombëtares marrin pjesë në këtë turne, si kapiteni Ansi Agolli me Qarabag dhe Armando Sadiku e Burim Kukeli me Zurich. /TV KLAN