Sot nis Liga e Kombeve
Gjermani – Spanjë është ndeshja më e rëndësishme e ditës
Sezoni i ri i Ligës së Kombeve nis me një përballje që mund të ishte një finale. Gjermania do të presë Spanjën sot në orën 20:45 në Shtutgart.
Skuadrat përfaqësuese rinisin pas shumë muajsh ndalese për shkak të Covid-19 dhe madje të dy ekipet kishin programuar edhe një miqësore në fund të muajit Mars në Madrid.
Për trajnerin e Gjermanisë, Joachim Loë është një lajm i mirë edhe pse ka gjëra më të rëndësishme për momentin.
“Ndoshta nuk është një periudhë ideale për shumë njerëz, por është diçka e mirë, është diçka pozitive që kombëtaret të luajnë sërish”.
Luis Enrique i Spanjës vlerësoi cilësitë e kundërshtarit, duke e quajtur edhe favorit.
“Gjermania është një nga ekipet më potenciale në Europë. Është një prej ekipeve favorite në Ligën e Kombeve”.
Tani janë gati të luajnë për herë të 24 mes tyre ku gjermanët numërojnë 9 fitore, spanjollët 7, ndërsa 7 përballje të tjera kanë përfunduar në barazim.
Tv Klan