Sot prezantohet Qeveria Rama 2
Sot pritet të shpallet qeveria e re e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama për 4 vitet e ardhshme. Vet Rama paralajmëroi tre ditë më parë se sot do të prezantojë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Qeveria do të prezantohet gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të mblidhet ditën e sotme. Fillimisht punimet do të nisin me prezantimin e raporteve të grupeve të punës për zgjedhjet e 25 qershorit.
Në Asamblenë e PS do të diskutohen edhe sfidat e mandatit të ri qeveritar. Pritet që në qeverinë e re të ketë një ristrukturim të ministrive. Disa dikastere do të shkrihen e për rrjedhojë qeveria e re do të jetë më e vogël në numër.
Disa prej ministrave aktualë pritet që të jenë edhe në kabinetin e ri, ndërsa do të ketë edhe emra të rinj. Megjithatë, emrat e ministrave të rinj të Qeverisë Rama 2 do të bëhen publik pas disa orësh nga vet Kryeministri.
/tvklan.al