Sot prova për Vetingun, parlamenti mblidhet në seancë për komisionin Ad Hoc


Sot prova për Vetingun, parlamenti mblidhet në seancë për komisionin Ad Hoc

12:31 06/03/2017

Tensioni politik mes maxhorancës dhe opozitës, i shtuar që prej nisjes së protestës nga opozita dhe bojkotit të parlamentit, pritet të ketë sot një tjetër pikë kulmore. Parlamenti ka thirrur sot pasdite në orën 18.00 seancën plenare për të miratuar përbërjen e komisionit ad hoc parlamentar, i cili do te duhet të përzgjedhë kandidatet që do të kalojnë për votim për institucionet e Vetingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Kjo seance u thirr të premten në mbrëmje nga kreu i Kuvendit, menjëherë pasi institucioni i Avokatit të Popullit i dorëzoi listën me kandidatet e përzgjedhur. Komisioni ad hoc me 6 anëtarë, që do të ngrihet në parlament do të ketë 3 deputete të maxhorancës dhe 3 të opozitës. Por mundësitë e ngritjes së këtij komisioni janë të pakta në kushtet kur opozita ka bërë të qartë publikisht se nuk do të kthehet ne parlament pa qeveri teknike.

Një nga skenarët e daljes prej këtij ngërçi, sipas disa interpretimeve, mund të jetë ai i përfaqësimit të opozitës nga PDIU, e cila ne 2013 u përfaqësua në parlament si një force opozitare, pjesë e koalicionit që kishte humbur zgjedhjet./ABC






Të ngjashme