Maturantët i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj
Më pak pyetje se më parë, testi vetëm me alternativa
32 mijë maturanët nisën sot provimet e Maturës Shtetërore. Provimi i parë ishte ai i gjuhë së huaj i cili përmbante 60 pyetje me alternativa për 60 pikë.
Për shkak të pandemisë së Covid-19, nxënësit kanë qenë të pajisur me maska. Atyre iu është matur temperatura në momentin e hyrjes në shkollë.
Provimi ka zgjatur 2 orë, nga 2 orë e 30 minuta që ka qenë një vit më parë. Pragu kalues për maturantin është 25 % e pikëve.
Tv Klan