Sot takimi Kurti-Mustafa
Pritet zyrtarizmi i koalicionit qeverisës
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të zyrtarizojnë sot koalicionin e ardhshëm qeverisës.
Albin Kurti lajmëroi një ditë më parë se do të takohet me Isa Mustafën për qeverinë e re, ku do të diskutojnë edhe për ndarjen e posteve ministrore dhe atë të presidentit. Kreu i Vetëvendosjes u shpreh se nuk do të ketë koalicion me Listën Serbe.
Ndërkohë vijon procesi i rinumërimit të votave. Brenda javës së ardhshme pritet të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit.
Tv Klan