Sot vendosen finalistët e Kupës së Shqipërisë
Sot vendosen ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu do të luajë me Teutën në Durrës, ndërsa Tirana do të presë surprizën Besëlidhja. Rezultatet e ndeshjeve të para i japin shpresë të gjithë ekipeve për një vend në finale.
Fitorja minimale 1 – 0 në gjysmëfinalen e parë nuk është një garanci për Skënderbeun, pasi Teuta është treguar një rival i fortë këtë sezon. Sot do të luhet përballja e kthimit në Durrës dhe skuadra vendase shpreson që me kujdes të mbërrijë në finale.
Durrsakët janë përgatitur edhe 11-metërshat. Te Skënderbeu objektiv edhe pse më pak i rëndësishëm është Kupa e Shqipërisë. Mbrojtësi Gledi Mici beson te fitimi i këtij trofeu.
Sot në orën 18:00 do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër Tirana – Besëlidhja në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Skuadra lezhjane pas barazimit në sfidën e parë beson ende, ndërsa për bardhë e blutë Kupa e Shqipërisë do të shpëtonte sezonin.
Tv Klan