Spagheti me midhje graten (Video)
Përbërësit:
500 gr midhje
300 gr spagheti
100 gr pomodorini
50 gr bukë e grirë
50 gr djathë i grirë
2 kunguj jeshilë
Borzilok
Gjalpë
Hudhër
Spec djegës
Majdanoz
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejë. Më pas shtojmë në të spaghetit. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht hudhrën, shtojmë majdanoz, spec djegës, trumzë dhe më pas midhjet. I shuajmë me konjak, shtojmë pak piper dhe i lëmë të ziejnë për pak minuta. Ndërkohë që ziejnë shtojmë tek midhjet edhe pjesën e brendshme të kungujve. Heqim nga tigani midhjet, i hapim dhe i lëmë vetëm me një anë të guaskës. Lëngun dhe erëzat ku zien midhjet i vendosim në një gotë mikseri. Në një tas vendosim bukë të grirë, djathin, borzilok, majdanoz, vaj ulliri dhe hudhër. I përziejmë ingredientët të gjithë bashkë. Presim përgjysmë pomodorinit, i vendosim në një tavë, i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe mbi to vendosim edhe bukën e aromatizuar.
Në të njëjtën tavë vendosim edhe midhjet, të cilat i mbushim po ashtu me bukë të aromatizuar. I fusim në furrë për 7 minuta në 200 gradë. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë gjethet e borzilokut, hudhër, spec djegës. Sapo të skuqen pak shtojmë spaghetit, salcën që përgatitëm nga lëngu i midhjeve, lëkurat e kungujve dhe pak lëkurë limoni. Shtojmë në to edhe pak nga uji ku zien spagheti dhe domatet e pjekura në furrë. I përziejmë dhe i lëmë të ziejnë për pak sa të lidhen dhe janë gati. Vendosim në pjatë spaghetit dhe i dekorojmë me midhjet e pjekura.
/tvklan.al