SPAK, Artan Hoxha: Media do ketë shumë probleme, kjo është më e frikshmja…
Mbrëmjen e sotme në “Opinion” diskutimi është përqendruar në zhvillimin e fundit, atë të ngritjes së SPAK.
Gazetari Ermal Vija, ndër të tjera u shpreh se një nga kriteret që u është kërkuar tre kandidatëve që do të merrnin drejtimin e SPAK, ka qenë marrëdhënia e drejtpërdrejtë me publikun përmes medias, për çështjet që kanë ndjeshmëri të lartë.
Nga ana tjetër gazetari Artan Hoxha u shpreh se mediat, në momentin që SPAK do të fillojë të funksionojë, do të ketë shumë probleme.
“Mediat, në momentin që SPAK do të fillojë të funksionojë, me Byronë Kombëtare të Hetimit, do të ketë probleme shumë të mëdha, jo probleme, po them probleme shumë të mëdha, do t’i kemi seriozisht. Për mua kjo është më e frikshmja…” /tvklan.al