SPAK dënon të korruptuarin e parë
“Peshku i madh”, një burrë që tentoi t’i japë policit 1 mijë Lekë
Kur po mbushet 1 vit nga themelimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kjo e fundit ka dhënë edhe vendimin e parë që dënon një person të akuzuar për korrupsion.
Bëhet fjalë për Vilson Meminin, i akuzuar për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë detyrë publike, pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie duke i ofruar 1 mijë lekë të reja. Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 120 orë punë në komunitet.
Gjykata pranë prokurorisë së posaçme SPAK u ngrit për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta, apo që konsiderohen si peshq të mëdhenj. Por, për ironi të faktit, i ndëshkuari i parë është një njeri që i ka ofruar një polici 1 mijë lekë për ti shpëtuar gjobës.
Klan Plus