SPAK po heton prokurimet me procedurë të klasifikuar “sekret”
“Nga 9 Marsi deri tani janë regjistruar 42 procedime penale”
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen verifikime në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″Sekret″.
Hetuesit e SPAK kanë nisur hetimet pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike. Po kështu po verifikohen edhe prokurimet e zhvilluara në kushtet e emergjencës të pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes.
Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se vazhdon punën dhe nga data 9 Mars deri tani janë regjistruar 42 procedime penale.
Tv Klan