Spalletti largohet nga Roma, tani e pret Interi


Spalletti largohet nga Roma, tani e pret Interi

14:29 30/05/2017

Luciano Spalletti është larguar nga Roma pas 1 sezoni, duke i hapur rrugën kalimit tek Inter – i. Klubi kryeqytetas lajmëroi ndërprerjen e bashkëpunimit mëngjesin e së martës.

Me anë të një komunikate Klubi falenderoi Spalletti – n për punën dhe njoftoi se është në kërkim të trainerit të ri. Roma këtë sezon e mbylli në vendin e dytë, ndërsa në kupat e Europës nuk shkoi shumë larg.

Te skuadra e Romas përflitet se do të jetë Eusebio Di Francesco, i cili deri më tani ka drejtuar Sassuolo. Ernesto Valverde është traineri i Barcelonas, duke zëvendësuar Luis Enrique.

Klubi Katalanas e zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes të hënën. Valverde i cili deri sezonin e kaluar drejtonte Athletic Bilbao firmosi një kontratë 2 – vjeçare me opsion edhe për 1 vit tjetër.

Ernesto Valverde si lojtar veshi fanellën e Barcelonas nga 1988 – 1990. Debutimi i tij do të jetë në miqësoren me Juventus – in më 22 Korrik në New Jersey.

Tv Klan






Të ngjashme