Spanja gjen qetësi, qytetarët i kthehen kafeneve


Spanja gjen qetësi, qytetarët i kthehen kafeneve

08:20 12/05/2020

Mbi 47 milionë spanjollë do të ndjejnë më në fund lehtësimin e masave, pasi të dielën u regjistrua numri më i ulët i viktimave nga Covid-19 që prej mesit të Marsit.

Spanja është një prej vendeve më të goditura në Europë. Autoritetet atje vendosën që të gjithë fëmijët nën 14 vjeç të qëndronin në shtëpi për gjashtë javë.

Më herët gjatë Majit, vendi përgatiti një plan për heqjen e kufizimeve. Këto masa të reja do të nxirren në blloqe dy javore deri më 10 Qershor për të shikuar nëse do të ketë rrite të rasteve të reja me Covid-19 apo jo.

Nga e hëna, spanjollët kanë nisur uljen në kafene dhe restorante në mjedise të hapura. Kishat dhe xhamitë do të rihapen gjithashtu, por me kapacitet të kufizuara. Shkollat do të rihapen më 26 Maj.

Këto lehtësime aplikohen në disa prej qyteteve të vendit. Disa qytete si Madridi, Barcelona  dhe Valencia do të qëndrojnë nën karantinë./tvklan.al






Të ngjashme