Spanja luan PlayStation me Lihtenshtejnin, Italia merr 3 pikët


Spanja luan PlayStation me Lihtenshtejnin, Italia merr 3 pikët

13:19 06/09/2016

Kundërshtarët më të fortë të Shqipërisë në këto kualifikuese, Spanja dhe Italia e nisën me fitore. Përfaqësuesja spanjolle mundi thellë 8 – 0 Lihtenshtejnin, që përballoi sulmet kundërshtare vetëm gjatë pjesës së parë e mbyllur me rezultatin 1 – 0.

Alvaro Morata hyri në histori me dygolëshin më të shpejtë në historinë e përfaqësuses së Spanjës. Brenda 75 sekondave sulmuesi i Real Madrid realizoi golin e gjashtë dhe të shtatë.

Një nisje pozitive edhe për Italinë, që triumfoi me rezultatin 3 – 1 në fushën e Izraelit. Skuadra e drejtuar nga Giampiero Ventura realizoi dy herë me Pelle dhe Candreva gjatë pjesës së parë, përpara se vendasit të shkurtonin përkohësisht disavantazhin. Goli i Immobile në minutën e 83’ i dha fund vuajtjeve të Italisë./TV KLAN






Të ngjashme