Spanja merr fitoren e parë në botëror


Spanja merr fitoren e parë në botëror

22:30 20/06/2018

Në fazën tjetër të botërorit shkojnë Uruguai dhe Rusia, që do të luajnë ndeshjen e fundit mes tyre për të caktuar ekipin do ta mbyllë në krye. Përfaqësuesja amerikanojugore mundi Arabinë Saudite me rezultatin 1 – 0 në përballjen e luajtur të mërkurën në Rostov. Goli u realizua nga Suarez, i pari uruguaian që shënon në 3 botërorë të ndryshëm.

Sëbashku me Arabinë eliminohet edhe Egjipti nga Grupi A. Një gol i shpejtë i Cristiano Ronaldo i dha fitoren 1 – 0 Portugalisë ndaj Marokut i dha lamtumirën botërorit. Sulmuesi realizoi pas 4 minutash lojë në sfidën e zhvilluat në Moskë, duke u bërë shënuesi më i mirë në Europë për ekipet përfaqësuese, me 85 gola të shënuar.

Në takimin tjetër të Grupit B të luajtur në Kazan, Spanja fitoi 1 – 0 Iranin. Diego Costa shënoi pas një gabimi të mbrojtjes iraniane. Ekipit aziatik iu anulua një gol për pozicion jashtë loje me ndihmën e sistemit VAR. Ndeshjet e treta do të vendosin skuadrat që kalojnë në fazën tjetër.

Tv Klan






Të ngjashme