Spanja pret emigrantët e mbytur


Spanja pret emigrantët e mbytur

15:16 22/07/2018

Pas 4 ditësh lundrim në ujërat e Mesdheut, anija ‘Open Arms’ e një organizate joqeveritare spanjolle mbërriti në portin e Majorkas. Anija nxori në tokë trupat e 2 emigrantëve të mbytur dhe 1 grua kamerunase e shpëtuar e gjallë, pasi kishte qëndruar 2 ditë në det. Kapiteneria e anijes ‘Open Arms’ denoncoi në prokurori një anije libiane për mungesë ndihme dhe vrasjen e 2 emigrantëve të pashpëtuar në brigjet e Libisë.

Ngjarja ngjalli reagime të mëdha, për mënyrën se si po lihen emigrantët në mëshirë të fatit. Pak ditë më parë pamjet e emigrantëve të mbytur në det mbushën faqet e mediave të huaja. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë edhe Rojën bregdetare italiane për indiferencë të situatës së rëndë, tha kapiteni i ‘Open Arms’.

Sakaq pas pranimeve në 2 muajt e fundit, Spanja është kthyer në strehën kryesore të emigrantëve të ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Më shumë se 18 mijë emigrantë kanë mbërritur në vendin Iberik nga fillimi i vitit. Ndërsa Italia, pas ardhjes së qeverisë populiste dhe ashpërsimit të masave, numëron më pak se 18 mijë emigrantë të strehuar. Zgjidhjen, ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, e sheh te bashkëpunimi me vendet e origjinës dhe frenimi i fluksit atje.

Tv Klan






Të ngjashme