Spanja turpërohet nga Gjeorgjia


Spanja turpërohet nga Gjeorgjia

12:59 08/06/2016

Spanja u turpërua në miqësoren e fundit përgatitore të Euro 2016. Skuadra në fuqi kampione e kontinentit u mund nga Gjeorgjia në shtëpi me rezultatin 1 – 0. Okriashvili befasoi tifozët spanjollë në minutën e 40’ duke realizuar të vetmin gol të takimit të luajtur në Madrid.

Del Bosque nuk mundi të ndryshonte asgjë edhe pse në pjesën e dytë aktivizoi lojtarët më të mirë të udhëhequr nga Inista.

Vendi i 137 në klasifikimin e FIFA-s ndali pathyeshmërinë e Spanjës prej 11 ndeshjesh pa humbje. Kjo mund të quhet disfata më e rëndë po të shikojmë renditjen e kundërshtarit. Spanjë është pjesë e Grupit D ku janë shortuar edhe Çekia, Kroacia dhe Turqia. /TV KLAN






Të ngjashme