Spanjë-Francë, finalja e Ligës e Kombeve
Përfaqësuesja franceze fitoi 3-2 me përmbysje me Belgjikën
Franca do të luajë me Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve të dielën në Milano. Skuadra e Deshamp, kampione e botës në fuqi, fitoi me përmbysje 3 – 2 sfidën me Belgjikën, numri 1 në renditjes e FIFA-s, këtë të enjte në Torino.
Belgët u shfaqën më kërkues në pjesën e parë ku realizuan 2 gola në minutën e 37’ dhe të 40’ me Karrasko dhe Lukakun.
Pas pushimit ishin francezët më të vendosur. Benzema, Mbappe me 11-metërsh dhe Hernandez i dhanë fitoren Francës me golat e tyre.
Tv Klan