Spartak Braho dhe Fatbardh Hushi flasin për arrestimin e demokratëve (02 Shtator 1998)


Spartak Braho dhe Fatbardh Hushi flasin për arrestimin e demokratëve (02 Shtator 1998)

15:54 02/09/1998

Ish anëtarët e Komisionit Parlamentar të hetimit Spartak Braho dhe Fatbardh Hushi, hedhin poshtë implikimin me Prokurorinë dhe kryeministrin Fatos Nano për arrestimet e 6 ish funksionarëve demokratë.

“Ne kemi patur fatkeqësi që për 6 vjet të kemi një president “budalla” si Sali Berisha. Këtë fatkeqësi vazhdon ta vuajë ende Partia Demokratike. Akuzat që unë kam ndikuar te Prokuroria për arrestimin e demokratëve, janë akuza absurde. Prokurorisë i mbetet të marrë Sali Berishën, ta nxjerrë në kafaz te sheshi “Skënderbej” që të tallen kalamajtë. “- shprehet Braho.

Fatbardh Hushi thotë : “Unë nuk kam gisht në arrestimin e 6 ish funksionarëve të Partisë Demokratike. Për Halit Shamatën mund të them se është djalë i ndershëm dhe nga materialet që kam parë nga Prokuroria, ai është i pafajshëm.”

Pamje Spartak Braho deputet i PS, Fatbardh Hushi deputet i BK intervista./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame

 






Të ngjashme