Spartak Braho intervistë për dosjet (09 Janar 1999)
I pyetur per abrogimin e ligjit, Spartak Braho shprehet pro duke e quajtur një ligj jo demokratik. Gjatë intervistës ai shpjegon dhe idenë se ku bazohej në mendimin e tij pasi në strukturat shtetërore mund të ketë përsëri punonjës të ish sigurimit të shtetit.
“Çeshtja nuk shtrohet se ka punonjës të ish sigurimit të shtetit, mund të ketë edhe spiunë të zbulimeve të huaja, ne nuk duhet të penalizojmë vendet e punës ose shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kështu që ka një frymë europiane që nuk e njohin dhe nuk e konsiderojnë më të domosdoshme këtë lloj procesi. Në qoftë se organet përkatëse të specializuara si SHIK-u e të tjerë mund të konstatojnë që në organet e pushtetit, organet e zgjedhura të administratës shtetërore të tëra niveleve ka elemente që u shërbejnë zbulimeve të huaja ose janë të papërshtatshëm për shkak të njollosjes së figurës së tyre, ata duhet të largohen dhe largimi i tyre bëhet me mjete dhe forma të tjera ligjore që i ka të përcaktuara kodi i punës, kodi penal dhe kodi i procedurës.”-tha ai./tvklan.al