Spartak Braho konferencë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës (17 Shtator 1998)
Spartak Braho në një konferencë shtypi deklaron heqjen e imunitetit të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe arrestimin e tij.
“Komisioni i Imunitetit të Mandateve pasi shqyrtoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetëve Sali Berisha, Vili Minarolli, Pjetër Arbnori, Shaban Memia, Jemin Gjana dhe Leonar Demi vendosi si më poshtë: Argumentat e paraqitura nga Prokurori i Përgjithsëm si dhe nga shqyrtimi i kërkesës së tij për deputetin Sali Berisha i cili akuzohet për vepër penale si organizator i kryengritjes së armatosur dhe person me rrezikshmëri të lartë, duhet ti hiqet imuniteti parlamentar për ti lënë rrugë të lirë organit të prokurorisë që të kryejë hetimet si dhe e autorizon atë që të fillojë procedimin penal për veprën penale të kryengritjes parashikuar nga neni 221 të Kodit Penal.”– deklaroi Braho
Ndërsa lidhur me kërkesën e Prokurorit për masën e sigurimit si dhe dhënien e lejes për arrestimin e deputetit Sali Berisha, komisioni çmon se kjo kërkesë nuk duhet votuar në komision me arsyetimin se kur Kuvendi Popullor jep autorizim për procedimin penal të një deputeti nuk është e nevojshme që Prokurori i Përgjithshëm të kërkojë nga Kuvendi Popullor autorizim të veçantë për arrestimin e deputetit ndaj të cilit ka filluar precedimi penal shpjegoi Braho.
Spartak Braho konferencë shtypi./tvklan.al