Spartak Ngjela dhe dosja UDB (08 Shtator 1998)
Komisioni Parlamentar për hetimin e ngjarjeve të Marsit 1997, kryetari Avokat Spartak Ngjela jep një intervistë për mungesën e dosjes së UDB-së në SHIK . Gjatë intervistës ai shprehet :
“Ngjarjet e Marsit 1997 kanë qënë të dhimbshme për shqiptarët. Sipas hulumtimeve që kemi bërë ne në institucionin e SHIKut, të bëjnë përshtypje që nuk ka dosje përpunimi për këtë periudhë kundër agjenturës Jugosllave dhe UDB-së. Këtu ka dy arsye : ose një shtet kundërshtar si Jugosllavia nuk ka vepruar kundër Shqipërisë ose ka vepruar në mënyrë shumë të sofistikuar ose institucioni ynë SHIK nuk ka dashur ta gjurmojë.”
Pamje avokat Spartak Ngjela intervistë./tvklan.al
Gazetar : Endri Xhafo