Spartak Ngjela intervistë për arrestimin e zyrtarëve demokratë (24 Gusht 1998)


Spartak Ngjela intervistë për arrestimin e zyrtarëve demokratë (24 Gusht 1998)

11:33 24/08/1998

Arrestimin e ish zyrtarëve demokratë avokati Spartak Ngjela e quan si një akt arbitrar sepse sipas tij, nga ana ligjore është kapërcim i procedurës ligjore mënyra se si është bërë arresti i tyre.

Nuk ka shkaqe të mjaftueshme për t’a bërë arrestimin në këtë formë. Arsyeja e dytë mbetet akuza. Është krime kundër njerëzimit dhe është shumë e vështirë të mendohet si akuzë. Një pyetje do të bëja për Blerim Çelën. Cila është kompetenca e tij administative për të ushtruar dhunë?”

Duke qënë se Ngjela ka hetuar në të njëjtën kohë me Prokurorinë përsa i përket kësaj çeshtje, ai shprehet se në raportin e të dyja palëve nuk ekzistojnë prova të tilla për të akuzuarit por ai pohon se ekzistojnë disa gjëra që janë krejtësisht brenda “shthurjes aministrative ” të një shoqërie të revoltuar.

Ai gjithashtu shprehet se dikush duhet të mbajë përgjegjësi por në këtë rast është bërë një amisti që i ka përjashtuar të gjitha krimet e mundshme individuale dhe jo kolektive./tvklan.al






Të ngjashme