Spartak Ngjela për Kleanthi Koçin – (27 Shkurt 1999)


Spartak Ngjela për Kleanthi Koçin – (27 Shkurt 1999)

22:13 27/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Avokat Spartak Ngjela:- “Jam ndier i tronditur është një humbje e madhe e drejtësisë shqiptare. Padiskutim personaliteti numër një që ka dalë nga shkolla shqiptare, prakticien dhe teoricien i klasit të lartë, gjë që sjell në të ardhmen një vakum që zor se do të mbushet”.

Gazetarja:- Sipas jush cilat janë masat që duhet të marri shteti për mbrojtjen e njerëzve të drejtësisë?

Avokat Spartak Ngjela:- “Kjo është komplekse dhe është pa sens të mendosh se me pak fjalë mund të thuhet. Është fenomeni më kompleks i shtetit shqiptar. Kjo është një plag e shtetit megjithatë mendoj se mund të ketë forca për ta kapërcyer. Veçse vrasjet po vazhdojnë dhe kjo shte një nga vrasjet më pa sens sepse vritet një njeri paqësor që vetëm ka ndihmuar. Shteti duhet forcuar pastaj të fillojnë masat./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme