Spartak Poçi (13 Shtator 1999)
Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi sot i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës Mejdani, që në mbledhjen më të parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të diskutohen dhe të merren masat e duhura për ata gjyqtarë që sipas tij sabotojnë punën e Policisë.
Kërkesën zyrtare Ministri Poçi ja drejtoi Presidentit Mejdani i nxitur nga lirimi në sallën e gjyqit në Mirditë i dy vëllezërve Gjoka të akuzuar për përdhunim ndaj të miturve. Poçi ka vendosur t’i shkojë deri në fund luftës ndaj gjyqtarëve të korruptuar. Si fillim ai ka kërkuar dënimin e gjyqtarit Gëzim Lika./tvklan.al