Spartak Poçi intervistë për situatën e 14 shtatorit (20 Shtator 1998)


Spartak Poçi intervistë për situatën e 14 shtatorit (20 Shtator 1998)

13:49 20/09/1998

Ministri i Brendshëm Spartak Poçi flet në intervistë për situatën e krijuar në 14 shtator. Sipas Spartak Poçit, Sali Berisha dhe banda e tij  krijuan sulmet në vend dhe liderat politikë që kanë dhënë prova që gjenerojnë vazhdimisht konflikte duhet të largohen nga politika.

“Unë mendoj se ngjarja e 14 shtatorit ishte një ngjarje e paprecedentë dhe mbi të gjitha një ngjarje që nuk pritej të ndodhte. Berisha dhe banda e tij vazhdonin të luanin rolin që kishin luajtur në Mars 1997 dhe nuk po hynin aspak në rolin e Opozitës. Ka ardhur koha që këta lider që kanë qeverisur për shtatë vite duhet të largohen nga politika, pasi kanë dhënë prova se nuk i përkasin asaj dhe gjenerojnë vazhdimisht konflikte. Ata kanë shkaktuar probleme të rënda që i kanë kushtuar popullit shqiptar. Nano ka patur dhe do të ketë gjithmonë kundërshtarë ashtu si dhe qeveria që ai drejton.” – tha ai

Pamje Spartak Poçi intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme