Spartak Poçi me homologun grek – (22 Tetor 1999)


Spartak Poçi me homologun grek – (22 Tetor 1999)

23:20 22/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi takohet në Sarandë me homologun e tij grek Kristo Idhis. Të shoqëruar nga drejtues të lartë të dy ministrive, pas takimit në Kakavi dy delegacionet zhvilluan bisedime të përbashkëta për nivelet e bashkëpunimit dhe veprimtaritë konkrete të realizuara nga policitë respektive.

Realizimi i pikave të miratuara në takimin e Janinës, u shpreh Ministri Poçi tregon për seriozitetin dhe dëshirën e madhe për bashkëpunimin në luftën kundër krimit ordiner dhe atij të organizuar, rezultati i së cilës ka sjellë dhe rrjedhime pozitive në fushën politike. Ministri i Rendit Grek Kristo Idhis pasi përshëndeti zotin Poçi për përpjekjet e vazhdueshme në drejtim të uljes së kriminalitetit, theksoi se nga puna e përbashkët është bërë e mundur pengimi i lëvizjes së elementit kriminal nëpërmjet kufirit, zvogëlimi i trafiqeve sidomos të drogës, armëve të ritmeve të kontrabandës dhe paralelisht sigurimi i investimeve.

Më pas dy ministrat dhanë një konferencë për shtyp ku shprehen angazhimin e tyre reciprok për të luftuar krimin e organizuar, trafikun e drogës, kontrabandën e të tjerë. Të dy ministrat u ndalën në problemin e fëmijëve të semaforëve të cilët shfrytezohen nga grupe mafioze dhe u agazhuan për ngritjen e qendrave rehabilituese. Një vizitë në Butrint mbylli takimin miqësor midis dy ministrave të Rendit dhe delegacioneve që kryesojnë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme