Spartak Poçi në Gjirokastër: Të ruhet vota e lirë me çdo kusht (7 Gusht 2000)


Spartak Poçi në Gjirokastër: Të ruhet vota e lirë me çdo kusht (7 Gusht 2000)

15:30 07/08/2000

Çeshtja e ruajtes së votës së lirë në zgjedhjet lokale ishte kryetema e takimit të ministrit të Rendit Poçi me drejtuesit e policisë në Gjirokastër. Duhen ruajtur me çdo kusht vota e lirë e popullit. Prioriteti ynë gjatë kësaj periudhe duhet të jetë zbatimi i ligjit dhe garantimi i rendit dhe qetësisë për votuesit ka deklaruar ministri. Poçi tha se ka ikur koha kur në zyrat e funksionimit të pronarëve të lartë të policisë projektoheshin plane për vjedhjen e votës së lirë.

Askujt të mos i shkojë në mendje të cënojë votën e lirë. Kreu i rendit përsëriti në Gjirokastër një deklaratë të bërë para pak orëve ku sipas Metës kush ka kryer krime nuk do t’i shpëtojë ligjit. Ata ose do të eliminohen në strofkën e tyre nëse i kundërvihen policisë me armë, ose do të përballen me drejtësinë.

Pas një takimi të Kryeministrit Meta me drejtorët e policisë në 13 prefektura e vendit, Poçi ka ndërmarrë disa takime në rrethe ku theksin e ka vendosur tek ruajtja e qetësisë dhe votës dhe tek lufta kundër inkriminimit. Policët e Gjirokastrës mbajtën 1 minutë heshtje për Kolonel Arben Zylyftari i vrarë javën e kaluar në Shkodër në përpjekje me dy të akuzuar për krime.

Detyra e policisë është të pastrojë radhët e saj nga uniformat blu që bashkëpunojnë me krimin, deri dhe në dëm të jetës së kolegëve të tyre ka përfunduar Poçi./tvklan.al






Të ngjashme