Speciale, Aleksandër Meksi për PD – (28 Korrik 1999)


Speciale, Aleksandër Meksi për PD – (28 Korrik 1999)

16:43 28/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Aleksandër Meksi, ish-kryeministër:- “Dy ditë më parë me anë të një interviste i isha drejtuar po prapë këtyre që votojnë, që të mos votonin për propozimin e kryesisë sepse e quaja të gabuar. Vetë fakti që dolën 100% si në kohën e parë më bind që janë po aq të gabuar sa çishin. Unë bëra një letër është një formë mëse normale në mënyrë që ata që se kishin lexuar gazetën të mund ta lexonin, që të gjykonin të gjithë realisht dhe të debatonin mbi të. Kjo gjë nuk ndodhi sepse e quajtën të pagabushëm lidershipin. Kjo është hera e parë në hitori që opozita parakalon pozitën. Të bësh përpara PS aq më tepër që vjen pas dy vjetësh dështimi total dhe ata miq që e mbështesin dhe të thuash që do të them unë përpara se ta thonë ata, do të thonë që tju japësh atyre të drejtën që të rikuperojnë. Pra tju bësh një favor që nuk e meritojnë. Unë jam i bindur që koha që është i vetëm gjykatës do ta tregoj këtë se kush kishte të drejtë”.

Gazetarja:- Cili është gjykimi juaj për këtë Kongres që po vjen të demokratëve? Çfarë do të sjell ky për partinë demokratike?

Aleksandër Meksi, ish-kryeministër:- “Gushti është muaj pushimi, kuptohet që s’ka kush për të punuar, qoftë në bazë, qoftë në qendër, për të shkruajtur teza, për të përpunuar tezat dhe për ti diskutuar. Nga ana tjetër ne kishim kërkuar për ata që i mendojnë ndryshe, që të kemi të drejtën si dhe organi i sotshëm drejtues të paraqesim një platform, jemi nuk jemi dakort. Një gjë e tillë nuk ndodhi. Kështu që është i kompromentuar që në fillim kuvendi për rezultatet e tij”.

Gazetarja:- Mendoni se do të ketë reforma radikale brenda strukturave të Partisë Demokratike në Kongresin që vjenë?

Aleksandër Meksi, ish-kryeministër:- “Në qoftë se dëshiron se do të bësh reforma këto i bën përditë nuk pret datë të caktuara. Nuk pres gjëra që janë të aspektit formal propagandistik”.

Gazetarja:- A do të ketë eleminim të moderatorëve në PD?

Aleksandër Meksi, ish-kryeministër:- “Kjo mënyrë e organizimit të Kuvendit, po bën që konfliktin në vend ta ketë opozita me pozitën do ta thotë që ta kalosh konfliktin brenda partisë, kjo është absurde”.

Gazetarja:- Ndërkohë lideri democrat Berisha ka shfaqur disa ndryshime në linjën e tij. Si e komentoni këto ndryshime?

Aleksandër Meksi, ish-kryeministër:- “Unë them ti dimë se çfarë janë, ç’do me thënë dialog për të, cilat janë gabimet dhe si korrigjohen gabimet. Dialogu është metodë e demokracisë, në qoftë se s’ka qenë për dialogun ka qenë për konfliktin që s’ka qenë demokrat do thoja unë, por këtu është fjala për të tjera gjëra. Unë nuk jam nga ata që ikin nga PD as krijojnë parti të tjera. Unë jam pjesë e PD, bëj pjesë në historinë e saj”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme