Speciale – Bathorja (14 Janar 1999)
Të ardhurit nga Puka, Librazhdi, Kukësi dhe mjaft vende të tjera, zbuluan vendbanimim më të afërt me kryeqytetin, periferinë Bathore. Me shpresën e një jetë më të mirë kanë vite që janë shpërngulur dhe vazhdojnë akoma të vijnë. Të ardhurit e kishin planifikuar ikjen, por zona ku janë sistemuar nuk kishte planifikuar ardhjen e tyre, prandaj janë përballur me këto kushte, pa ujë, pa drita.
Edhe në Ambulancën e Bathores nuk mund të merret më shumë se një ndihmë e vogël, vetëm receta dhe një injeksion. Ajo ka nevojë për ndihma për vete. Shumica e banorëve që kanë ardhur nuk kanë gjetur atë që mendonin por përsëri ata janë të qetë dhe të prerë se në vendet nga kanë ardhur nuk do të kthehen më./tvklan.al
Gazetare :Holta Zhiti