Speciale, Fatos Nano në Berat – (17 Korrik 1999)


Speciale, Fatos Nano në Berat – (17 Korrik 1999)

11:45 17/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qyteti i Beratit ka qenë sot objektivi i ish-kryeministrit dhe kreut socialist Fatos Nano. Pas takimit të djeshëm në Tiranë me socialistët simpantizant të tij, Fatos Nano ka zgjedhur sot Beratin, qytetin ku do të vazhdonte serinë e takimeve me elektoratin e tij socialist. I ftuar nga PS e Beratit dhe eurosocialistët beratas Nano nuk ka nguruar të pranoj ftesën e të takohet me ta.

Rreth orës 11 Nano i shoqëruar nga shumë simpantizant dhe eskorta policie ka mbrritur në qendrën e qytetit. Pas takimeve të para me socialistët beratas, Nano anëtari tjetër i kryesisë së PS Arben Malaj dhe të tjerët u futën në pallatin e Kulturës ku i prisnin qindra simpantizantë. Kryetari i PS së Beratit shpreu kënaqësinë e prezencës së Nanos mes tyre, megjithatë nuk la pa përmendur faktin se ishin thirrur dhe krerët e qeverisë Majko dhe Meta, të cilët sot ishin të impenjuar diku tjetër.

Në fjalën e tij Fatos Nano përmendi faktorët dhe hapat e politikës së sotme, çfarë është bërë dhe çfarë duhej bërë. Marrdhëniet e krerëve të PS dhe opozitës. Fjalën e tij po e transmetojmë të plotë.

Socialisti Fatos Nano:- “Unë dua ti falenderoj, ti përgëzoj dhe të ndaj me ju të gjithë me themeluesit dhe bashkëluftëtarët socialist edhe krenarinë për gjithçka kemi bërë deri më sot dhe shqetësimin politik, parimor, atdhetar dhe europian që na bashkon për të vazhduar së bashku të punojmë më mirë më fort më shpejt, që Berati dhe gjithë Shqipëria të ngrihen në nivelin që kërkon koha duke korrigjuar mangësit, difektet mosarritjet, të cilat përveç pengesave objektive që kanë ardhur nga rrëmuja e madhe që krijoj regjimi i më parshëm në këtë vend dhe nga situata konfliktuale dhe kritike ende në Ballkan, edhe për sherret tona të brendshme dhe për mungesën e mirëkuptimit e të rregullave që sigurojnë një disiplinë politike. Ne jemi thelbësisht po ata, prandaj jemi të fortë dhe jemi të aftë të kurojmë edhe sëmundjet që na brejnë, por që nuk kanë arritur në këto dy vjet qeverisje të shërohen plotësisht. Ky proces politik jo vetëm do të riaktivizojë partinë do të gjallëroj kontaktet midis anëtarësisë dhe të zgjedhurve të saj, midis bazës së partisë dhe strukturave drejtuese. Na duhet më në fund të heqim dorë dhe të shkruajn rregulla që nuk e lejojnë më askënd jo vetëm të krijoj teori por dhe të bëj veprime dhe praktika përjashtuese që godasin ata që mendojnë ndryshe dhe që përjashtojnë nga karriera politike, nga kandidimi dhe marrja e përgjegjësive në parti dhe në nivele të ndryshme ku ajo përfaqësohet për të qeverisur, të gjithë ata që nuk shërbejnë për interesa klanesh e grupesh. Unë e di mirë se shumica në PS janë ata që kërkojnë bashkimin e partisë, konsolidimin e qeverisjes dhe mosdiskriminimin e askujt që mendon ndryshe. Ne nuk duhet të lejojmë askënd që debatin e brendshëm ta degjenerojmë në grindje dhe përçarje të partisë”.

Pas takimit Nano jashtë Pallatit të Kulturës u përshëndet nga afër me socialistët beratas. Më pas nën shoqërinë e simpantizantëve të tij dhe krerëve socialist Nano kaloi një drekë në fshtin Bogovë. Rrugës për në kthim gjithnjë i shoqëruar nga policia beratase me në krye drejtorin e saj Hasan Ahmetaj. Nano ndaloi në Urën Vajgurore për të kujtuar 5 policët e vrarë në 1997. Këtu Nano mbylli vizitën me socialistët beratas./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme