Speciale, intervistë Arbër Xhaferri, Abdurraman Haliti, Paskal Milo (13 Maj 1999)


Speciale, intervistë Arbër Xhaferri, Abdurraman Haliti, Paskal Milo (13 Maj 1999)

11:21 13/05/1999

Flasin Paskal Milo, Arbër Xhaferri dhe Abdurraman Haliti.

Gazetarja: Zoti Xhaferri si e komentoni qëndrimin e faktorit shqiptar në Maqedoni, në drejtim të qëndrimit të Qeverisë Maqedonase ndaj refugjatëve të ardhur nga Kosova?

Arber Xhaferri: Tash është një nga termat që hapin shqetësim kudo ku jetojnë shqiptarët ne themi që Qeveria e Maqedonisë është pjesë e një mentaliteti ksenofobik… në Maqedoni dhe kjo politikë nuk mund të jetë mbi apo nën këtë mentalitet ksenofobik që ekziston në Maqedoni. Ne nuk jemi të kënaqur sa dëshirojmë ne me qëndrimet e Qeverisë së Maqedonisë, mirëpo falë angazhimit tonë kemi arritur të zbusim të gjithë ato vendime e zgjidhje që u morën jo vetëm nga ana e Qeverisë por dhe nga ana e strukturave të tjera brenda në institucionet e shtetit, qoftë nga Presidenti Gligorov apo struktura të tjera që mund të hiqen si pro serbe brenda institucioneve madeqonase.

Gazetarja: A e përkrahni Qeverinë Thaçi dhe opinioni juaj për Rugovën ?

Arber Xhaferri: Çeshtja që a e përkrahim Qeverinë Thaçi nuk është çeshtje personale, nuk është çeshtje simpatie ndaj këtij grupi apo atij grupi, se ne jemi lodhur me këto simpati me këto… të kota, çeshtja është e rëndë, çeshtja është delikate, për shkak se në këtë moment vendoset për fatin e popullit shqiptar. Ne duhet ti japim prioritet çeshtjeve kryesore. Çeshtja kryesore është ekipi shqiptar që do ta përfaqësojë atë në bisedime të ndryshme që po rihapen apo do të rihapen në të ardhmen. Mendoj se shqiptarët nuk kanë asnjë institucion tash për tash që funksionon pos marrëveshjes së fundit në Rambuje mes tre subjekteve kryesore, pra UÇK, LBD dhe LDK. Ky është institucioni i vetëm që ka mbetur dhe kjo marrëveshje duhet të implementohet deri në fund pa asnjë kusht. Ne po e mbështesim atë që u arrit kur mendjet ishin të kthjellta, kur situata ishte pak më e relaksuar në të gjitha hapësirat tona. Qeveria Thaçi është konseguence është pasojë e asaj marrëveshje që u arrit atje dhe ne pikërisht për këtë e mbështesim jo për shkak të simpative për këtë grup apo atë grup. Përsa i përket Presidentit Rugova them që u krijua një konfuzion i madh për shkak se objektivisht u kriju konfuzion i madh për shkak se me të janë të kënaqur ata që nuk janë kënaqur as me vetveten. Edhe Millosheviçi është i kënaqur me deklaratën e tij, edhe ….i kënaqur me deklaratën e tij, edhe është i kënaqur Papa apo Dini, apo Skalfaro apo të tjerët që takon ai. Ky konfuzion është i palejueshem në këtë kohë. Ne duhet të kemi një seriozitet të madh në këtë situatë të kemi qëndrime të qarta e të themi se çfarë kërkojnë shqiptarët. Shqiptarët aktualisht kanë një strumbullar, strumbullari i pamposhtur i shqiptarëve është Tirana. Në Tiranë duhet të mblidhen të gjithë në mënyrë urgjente të sjellin vendime që i pret populli kudo që jetojnë ata nëpër kampe, brenda në Kosovë para thikave të serbëve, apo në Diasporë. Kjo duhet të ndodhë asgjë tjetër.

Abdurraman Haliti: Mendoj se dalja në liri e Presidentit Rugova është një rrethanë lehtësuese për të gjithë lëvizjen politike shqiptare në Kosovë dhe qëndrimet e tij, harmonizimi i atyre qëndrimeve me subjektet e tjera relevante politike dhe ushtarake të Kosovës, me siguri se ka peshe të veçantë dhe ne kemi ardhur këtu për të dhënë një përkrahje angazhimeve të gjithë atyre, angazhime këto të orientuara ka unifikimi i qëndrimit të subjektit politik shqiptar në Kosovë.

Gazetari: Ju e përkrahni idenë që delegacioni përfaqësuar në Rambuje të jetë i vetmi që mund të nënshkruajë një marrëveshje të mundshme me serbët?

Abdurraman Haliti: Nuk është punë e jonë nuk na takon neve që të përcaktojmë se kush është përfaqësues legjitim i popullit shqiptar të Kosovës, ndërsa se kush do ta bëje politikën, kush do të udhëheqë në Kosovë, kush do të ushtrojë pushtet në Kosovë është çeshtje për të cilën do të vendosin qytetarët e Kosovës pasi të lirohen, respektivisht pasi të jenë kthyer në Atdheun e tyre.

Gazetari: A ekziston unitet me Partinë e zotit Xhaferri nga ana juaj?

Abdurraman Haliti: Ne mundohemi të bëjmë një politike pragmatike, mundohemi të jemi në funksion të asaj që me plot kuptimin e fjalës quhet politikë dhe jo me filozofi politike me atë se si na e ka anda neve të bëhen, sepse megjithatë proceset politike në daç dhe historike nuk zhvillohen sipas dëshirave tona por zhvillohen sipas një ligjshmërie e cila nuk duron të dhunohet, ndaj edhe çdo dhunim i proceseve politike siç provojnë disa që mendojnë se janë radikale ta bëjnë e degjenerojnë procesin dhe procesi politik atëherë prodhon efekte të kundërta nga të dëshiruarit.

Gazetari: Do vazhdoni bashkëkzistencën me Qeverinë Maqedonase edhe pas sjelljeve të fundit ndaj refugjatëve kosovarë?

Abdurraman Haliti: Ne nuk jemi tani në atë situatë që të bashkëqeverisim me Qeverinë e Maqedonisë për shkak se … është në koalicion partia zotëri e Xhaferrit të cilët kanë dhe përgjegjësinë më të madhe për gjithë këtë çka po ndodh në Maqedoni.

Paskal Milo: Kemi rënë dakort që Rambujeja duhet respektuar dhe duhet të shërbejë si një bazë e mëtejshme e bashkëpunimit midis forcave politike shqiptare për të përcaktuar zhvillimet e mëtejshme në Kosovë. Urgjentisht të vijnë dhe të takohen këtu në Tiranë është më e mira sepse këtu është tashmë kryeqyteti i shqiptarëve në një kohë që Prishtina ndodhet e okupuar./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme