Speciale, Kongresi i PS, Nano – Majko – (9 Tetor 1999)


Speciale, Kongresi i PS, Nano – Majko – (9 Tetor 1999)

12:25 09/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Zhvillimet e Kongresit të 3 të Partisë Socialiste. Fjalimi i ish-kryetarit Fatos Nano dhe Kryeministrit Pandeli Majko.

Socialisti Fatos Nano:- “Sukseset dhe gabimet politike personale në jetë më kanë mësuar që po s’ndihmove veten nuk të ndihmojnë të tjerët. Shqipëria dhe së pari PS, duhet më në fund të vijnë në këtë pikë. Askush nuk të ndihmon në rast se nuk ke ide dhe aftësi për të zbatuar idetë si dhe ndershmërinë për të pranuar se ku dhe pse ke dështuar. Ne si parti kemi ndryshuar mjaft në kërkim të së mirës dhe zhvillimit, ju mbani mend se ç’paragjykimesh kishin aleatët tanë 8 vite më parë. Tashmë jemi një parti e hapur dhe ky Kongres po e vërteton sërisht këtë. Ky kongres duhet të nxjerri përgjegjësitë e gjithkujt dhe pikërisht për të ndriçuar të vërtetën unë duhet të rendis një numër faktesh. Të nesermen e kthhimit tim pas dorëheqjes si kryeministër në zyrën e kryetarit të partisë nisi një fushatë bojkotimi për kryetarin e partisë nga ana e atyre që sot drejtojnë qeverinë. Në këto kushte u ndërprenë thuajse krejt lidhjet politike, institucionale por edhe njerëzore, duke e mbajtur Fatos Nanon në terr për një sërë inisiativash të qeverisë e të partisë. Pa asnjë fije urrejtje dhe në bazë të kodit tim moral dhe politik dua tju them këtyre miqëve dhe ish-miqëve të mi në PS, që në emër të nuk e di të çfarë patriotizmi kërkuan vdekjen time, se të mos shpresojnë më kurrë se Nano do të bëjë sakrifica për karrierën e tyre politike. Nano do të vazhdoj të bëjë sakrifica vetëm pot ja kërkoj partia e tij, të cilës i ka shërbyer me shpirt qysh nga viti ’91 dhe para së cilës përkulet me respect për qëndresën, mirkuptimin me pendes dhe faljen njerëzore që nuk punoj sa duhej për tju kthyer shpresën e ëndërruar të gjithëve gjatë viteve të egra të Berishës. Fatos Nano e jep kokën e vetë, vetëm dhe vetëm për socialistët e vërtetë, për ata që janë gati të sakrifikojnë njësoj si unë jo për karrigen por për partinë tonë të shtrenjtë. Partia Socialiste duhet të fitoj, duhet të forcohet duke ua besuar këtë mision të gjithë atyre që e meritojnë dhe që dinë të sakrifikojnë për të. Partia soocialiste duhet të triumfoj në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Unë e shoh të qartë dhe të ndriçuar rrugën e PS drejt progresit, drejt normalizimit të Shqpërisë europianizimit të saj, drejt një jete më të mirë për ne dhe për fëmijët tanë dhe ju ftoj të ecim së bashku në këtë rrugë”.

Pandeli Majko, Sekretar i Përgjithshëm i PS:- “Të dashur delegatë gjatë kësaj periudhe për mëse dy vjet qeverisje Aleanca për Shtetin ka demostruar se populli shqiptar nuk ka merituar kurrë qeverisjen e ngritur mbi bazën e urrejtjes për kundërshtarin politik, mbi bazën e hakmarrjes, klientelizmit, padrejtësitë, qeverisjen e ngritur mbi dhunën, qeverisjen e ngritur mbi korrupsion anti-ligj e mashtrim. Aleanca për Shtëtin ka ushtruar presion pozitiv mbi të gjitha segmented e shoqërisë shqiptare. Ngjarjet e 14 Shtatorit tronditën thellë qeverisjen e Aleancës për Shtetin. Më 14 Shtator bandat e armatosura të drejtuar edhe nga lidershipi i PD, sulmuan, plaçkitën institucionet kryesore të shtetit. Kjo krizë goditi rëndë imazhin e Shqipërisë në vështrimin e Bashkësisë Ndërkombëtare. Ngjarjet e 14 Shtatorit, dështuan se me gjithë përpjekjet e bëra rendi akoma nuk ishte vendosur plotësisht. Se në strukturat e institucioneve kryesore të shtetit kishte dobësi serioze dhe në to punonin element të inkriminuar edhe nga regjimi i Berishës të cilët inspiruan shpesh dhe mbështetën dhunën ndaj institucioneve. Analizat e bëra në aktivitetet partiake në kuadrin e përgatitjes së këtij Kongresi treguan edhe për dobësitë e strukturave qeverisëse të PS, të cilat nuk ditën dhe nuk mundën të shmangnin këtë ngjarje të rëndë, që futën vendin dhe qeverisjen në një krize të thellë. Zhvillimi i ngjarjeve të mëtejshme jo vetëm që demaskuan lidershipin e PD por treguan se PS dhe aleatët e saj do të ishin në gjendje që për një kohë të shkurtër ta rifusnin përsëri vendin në rrugën e normalitetit”./tvklan.al

Gazetare – Vladimir Lame






Të ngjashme