Speciale, licencat Radiotelevizioneve (12 Maj 2000)
Gara mes televizioneve private për licensat kombëtare ka hyrë në fazën përfundimtare. Është mbyllur afati i dorëzimit të formularëve të aplikimit nga pronarët e mediave elektronike kombëtare të media televizioneve. Janë regjistruar 115 radiotelevizioneve private ndërkohë që numri i licensave sidomos i atyre kombëtare është ende i kufizuar. Të mërkurën pronarët e mediave elektronike private do të thirren në një takim nga Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve, ent i cili gjatë fillimit të muajit Gusht, do të shpërndajë licensat. Nikoll Lesi, Koço Kokëdhima dhe Aleksandër Frangaj shprehen shprehen për Televizionin Klan./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame