Speciale, mbledhja e Partisë Demokratike – (27 Korrik 1999


Speciale, mbledhja e Partisë Demokratike – (27 Korrik 1999

15:45 27/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ridvan Bode:- “Jemi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të diskutuar sikurse jeni njoftuar paraprakisht miratimin e datës së kuvendit, rendit të ditës dhe grupeve të punës. Deri tani pranë kryesisë nuk ka ardhur asnjë propozim për rendin e ditës. Para se ta votojmë në qoftë së ka propozime për rendin e ditës mund të bëhen, abstenime, Miratohet”.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Të nderuar anëtar e anëtare të Këshillit Kombëtar. Mblidhemi sot në këtë mbledhje për të shqyrtuar propozimin e kryesisë të PD për mbledhjen e kuvendit kombëtar të PD më datën 30 Shtator. Mblidhemi për të përcaktuar grupet e punës të cilat do të organizojnë Kuvendin e PD, të cilat do të përgatisin programin e ri të PD si dhe ndryshimet në statut që do të synojnë institucionalizimin e mëtejshëm të demokracisë në këtë parti. PD vjen në prag të këtij kuvendi pasi ajo dorëzoi pushtetin për të shmangur një konflikt civil pasi përballoi një terror të pashembullt dhe pasi me qëndrimet dhe alternativën e vetë u dhëshua sërisht forca kryesore politike më e besueshme shqiptarëve në Shqipëri. Sot për PD është e një rëndësie vitale paraqitja dhe përpunimi para shqiptarëve e një alternative e cila do ti rikthej Shqipërisë rendin dhe sigurinë. Një alternativë e cila do të shndërroj Shqipërinë në portën e perëndimit. Do të jetë një qëndresë e besueshmë ndaj lobeve serbe. Duhet të përpunojmë alternative, duhet të ngjallim shpresën dhe besimin tek shqiptarët”./tvklan.al






Të ngjashme