Speciale, Skënder Gjinushi intervistë – (16 Gusht 1999)


Speciale, Skënder Gjinushi intervistë – (16 Gusht 1999)

12:31 16/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryetarin e Kuvendit dhe Kryetarin e Partisë Social Demokrate, zotin Skënder Gjinushi.

Skënder Gjinushi, kryetar i PSD:- “Vizita e Majkos ishte një vizitë gjysmë private, megjithatë ajo është mjaft e rëndësishme sepse është një vizitë e parë e një Kryeministri Shqiptar në Kosovë dhe këtë mundësi e krijoi vetëm fitorja që u arrit nga NATO, nga Komuniteti Ndërkombëtar, nga vetë populli i Kosovës dhe në këtë kuadër patjetër që zoti Majko shfrytëzoi vizitën private për të takuar personalitetet më të larta politike të Kosovës ku në epiqendër patjeter që është Qeveria e Thaçit, pra Qeveria e Përkohëshme e Kosovës. Kështu që nuk shoh asnjë arsye që behen komentet për eklipsime të njërit apo tjetrit. Institucionet shqiptare do të bashkëpunojnë me të gjitha forcat politike veçanërisht me Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës. Ju e dini që zoti Thaçi dhe Qeveria e Përkohëshme ka pasur shumë vizita, autoritete dhe personalitetet më të larta të politikës botërore kanë qenë në Kosovë, janë pritur nga zoti Thaçi, janë pritur edhe nga kryetarët e grupimeve të tjera politike, të forcave të tjera politike dhe që të gjithë kanë vetëm një mesazh që faktori politik kosovar të bashkëpunojë për normalizimin e gjendjes, të bashkepunojë vecanërisht me administratorin e Kosovës, pra dhe me Komunitetin Ndërkombëtar, me gjithë përfaqësitë që ndodhen atje për të arritur një normalitet sa më të shpejtë, për të kapërcyer sa me parë pasojat e luftës dhe që të mundësohen pastaj zgjedhjet e lira të cilat do të ngrinin institucione definitive demokratike në Kosovë dhe do të garantonin vetqeverisjen e saj. Ishte një zgjedhje e mirë sepse Komuniteti ende vlereson që titullarët e lartë të Shtetit Shqiptar duhet ta evitojnë ose s’është koha për të bërë një vizite ende në Kosovë”.

Gazetarja:- Cilat janëarsyet e Komunitetit për mosvajtjen e funksionarëve shqiptarë në Kosovë?

Skënder Gjinushi, kryetar i PSD:- “Kjo gjithmonë mbetet ajo që disa mendojnë se është shpejt ndoshta për efekt edhe sigurie, dikush mendon edhe për efekt të mesazhit se mos kjo krijon ngarkesën e një bashkimi të Kosoves me Shqipërinë apo motive të tjera të cilat nuk janë të deklaruara por është vlerësuar e tillë. Ka që mendojnë që do gjejmë një moment me të përshtatshëm. Pra vizita zyrtare e Kryeministrit, e Presidentit apo e Kuvendit do të bëhen në një periudhë më të përshtatshme”.

Gazetarja:- Kur mendoni se do të hiqet kjo barrierë për të shkuar në Kosovë?

Skënder Gjinushi, kryetar i PSD:- “Vlerësoj shumë shpejt nëqoftese vazhdon “barriera” sepse nuk është që është vënë kusht ose që ndalohet, sugjerohet, rekomandohet, kjo është ideja. Se mos harrojme që Kosova tashmë është njohur dhe nga Maqedonia, nga Greqia. Thaçi është ftuar nga Papandreu, është një shenjë shumë pozitive”.  

Gazetarja:- “Duke pasur parasysh qëndrimin e Qeverisë Shqiptare ndaj figures së Rugovës, a shihni një hap përpara?

Skënder Gjinushi, kryetar i PSD:- “Nuk shoh ndonjë ndryshim sepse kuptohet që Rugova ka në politikën kosovare disa vjet është kryetari i LDK, ashtu siç veprojnë në këtë spektër dhe shumë personalitete të tjera si Qosja, Surroi, Qeveria e Përkohëshme e Kosovës e kryesuar nga Thaçi, ashtu siç u bë një faktor përcaktues në momentet veçanërisht të konfliktit UÇK-ja dhe vetë populli i Kosovës, pra të gjithë këto nga Shqipëria janë njohur. Sigurisht në qoftë se do të kërkohej në një moment të caktuar të bëhej analiza kush ka qenë roli i njërit apo tjetrit në momente të caktuara veçanërisht në kulmin e krizës siç qe konflikti i vjetshëm dhe nderhyrja e NATO-s”.

Gazetarja:- A e keni vënë re dëshirën e Perëndimit për të diktuar një konfiguracion të ri të forcave politike në Kosovë, duke ngritur përsëri figurën e Rugovës, eleminuar Thaçin dhe vendosjen e Surroit në vend të tij?

Skënder Gjinushi, kryetar i PSD:- “Sigurisht që ju mbeteni tek ngritja, çdo njeri e ngre vetë veten dhe atë që e ngrenë të tjerët sigurisht që është artificiale, pra çdo tentativë për ngritje artificiale dështon. Tani Kosova i ka mundësitë që gjithkush ta tregojë veten nëpërmjet punës, nëpërmjet qëndrimeve. Patjeter që Perëndimi në tërësi kërkon një ekuiliber si kudo, si në Shqipëri, si në Maqedoni, pra është në kuadrin e pluripartitizmit një kërkesë e tille aq më shumë në Kosovë”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bregu






Të ngjashme