Specialistët në Kosovë nuk besojnë në çështjen e uraniumit të varfëruar – (16 Janar 2001)


Specialistët në Kosovë nuk besojnë në çështjen e uraniumit të varfëruar – (16 Janar 2001)

19:25 16/01/2001

Lajme Arkiva -TV Klan 2001

Në repartin e Hematologjisë, në Qendrën Spitalore të Prishtinës, puna vazhdon si çdo ditë. Këtu testet nuk janë shtuar, puna ka të njëjtin intensitet, për vetë faktin se nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Ndërsa ndërkombëtarët po vazhdojnë hetimet për uranium, institucionet mjekësore kompetente në Kosovë, duket se nuk besojnë në këtë çështje.

Profesor Brovina:- “Në bazë të të dhënave statistikore, që ne posedojmë për katër vitet e fundit, duke filluar prej vitit 1997, kur ishin 16 të sëmurë, në 1998 kishim 24 të sëmurë, në 1999 janë 14, në vitin 2000 ishin 19 të sëmurë, pra nuk mund të themi që ka ndonjë rritje, e cila mund të jetë sinjifikante e rasteve të leucemisë akute. Unë jam i bindur se këto janë më tepër të dhëna me karakter politik”./tvklan.al






Të ngjashme