Specialistët: Tokat e përmbytura kanë aftësi rigjeneruese
Specialistët e Institutit të Gjeoshkencës janë të shqetësuar për mënyrën e menaxhimit të tokave të përmbytura në Ultësirën e Shkodrës.
Për Pr. Dr. Vangjo Kovaçin qëndrimi për një kohë të gjatë të ujit në rreth 10 mijë ha tokë, që gjenden aktualisht nën ujë, mund të ndikojë në ndryshimin e raporteve të përbërësve të tokës, por në rastin e Ultësirës Perëndimore pozitiv është fakti se toka në këtë zonë karaterizohet nga aftësia për t’u rigjeneruar brenda një kohe të shkurtër.
Për Prof. Kovaçin një nga arsyet që solli situatën e krijuar në Lezhë dhe Shkodër është ndërhyrja pa kriter në shtretërit e lumenjve, si dhe ajo e dëmtimit të brezit pyjor që do të ndikonte në parandalimin e erozionit.
Specialistët e Institutit të Gjeoshkencës bëjnë apel që të bëhen kujdes për menaxhimin e situatës pas largimit të ujit në zonat e përmbytura, në mënyrë që këto sipërfaqe toke të vazhdojnë të jenë po aq pjellore për të mbjellat.
Tv Klan