Spektakli “Miss Shqiperia 2000” – (3 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
25 vajzat bukuroshe pjesmarrëse të Miss Shqipërisë, nesër udhëtojnë drejt Butrintit. Fillon faza e dytë e xhirimit të vidioklipeve. Kësaj radhe këto vajza do ti përshtaten natyrës nën një sharm legjendar. Spektakli i bukurisë i cili do të përzgjedh edhe bukuroshen shqiptare, do të ngjitet në skenën antike të Butrintit.
Skena do të ndriçohet nga një staf italian. Ndërsa vajzat pjesmarrëse në veshjet e stilizuara me mjeshtëri nga Anila Zajmi do të tregojnë evoluimin e femrës deri në ditët tona. Në këtë kompleksitet do të jenë edhe koreografia e skenografia. Këngëtarët pjesmarrës do të jenë të mirënjohurit e muzikës shqiptare si edhe të ftuarit e huaj.
Surpriza tjetër e këtij spektakli bukurie është edhe ngritja e një balone në sheshin Skënderbej ditën që do të filloj spektakli në Butrint. Sonte në mbrëmje vajzat janë përshëndetur në një koktejl miqësor edhe me miset tona të mëparshme. Kështu spektakli i bukurisë Miss Shqipëria 2000 do të startoj mbrëmjen e 30 Majit në një transmetim të drejtëpërdrejtë në Tv Klan./tvklan.al