Spiropali: BesëLikja, frika e atyre që nuk duan shtet të së drejtës


Spiropali: BesëLikja, frika e atyre që nuk duan shtet të së drejtës

10:14 02/03/2020

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka deklaruar se manifestimi i thirrur këtë të hënë nga Presidenti Ilir Meta, është rruga qorre e njerëzve që nuk duan rrugën e Shqipërisë europiane.

Duke ironizuar kreun e shtetit, i cili manifestimin e sotëm e konsideron si një Besëlidhje të re dhe fillimin e pranverës kuqezi, Spiropali thotë se “BesëLikja nuk është as e re as pranverore”.

“BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane”, shkruan Spiropali.

Sot pasdite në orën 17:00, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” manifestimin kundër atij që e konsideron një grusht shteti të Rilindjes.






Të ngjashme