Spiropali: Do të heqim çmimin e referencës për mallrat në 2014


Spiropali: Do të heqim çmimin e referencës për mallrat në 2014

15:53 19/02/2014 SpiropaliBrenda vitit 2014 çmimet e referencave në dogana do të hiqen. Në një takim me biznesin e dhomës amerikane, Drejtoresha e përgjithshme e doganave Erisa Spiropali tha se ky vendim merret për të lehtesuar procedurat ndaj biznesit.

Por për biznesin ,heqja e çmimit të referencave  për të gjithë llojet e mallrave do të dëmtonte konkurrencën në treg.

Një tjetër ndryshim që pritet të bëjë dogana do jetë aplikimi i kodit të ri doganor i përshtatur tërësisht me atë të bashkimit evropian.

Kodi i ri doganor, do krijoj mundësinë që procedurat e zhdoganimit të kryhen në pikat doganore në kufi, pa qenë nevoja që procedurat të kryhen në qytetet përkatëse ku është destinacioni i mallit. Po ashtu parashikohet që procedurat të jenë tërësisht elektronike pa qenë nevoja e paraqitjes së dokumentave dorazi.





Të ngjashme