Spitalet e vdekjeve… Një tjetër foshnjë vdes në maternitet
Pogradec-Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalet shqiptare, e sidomos në maternitete. Një foshnjë vetëm dy ditëshe ka ndërruar jetë në maternitetin e Pogradecit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për mjekun pediatër, N.E, 52 vjeç.
Babai i foshnjës, 33-vjeçari A.H, pretendon se vdekja e djalit të tij, ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.
Nga qyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë ditën e sotme, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë.
Vetëm disa ditë më parë në maternitetin “Koço Glozheni” ndërroi jetë në nënë e re si dhe foshnja e saj.
Për këtë, dy mjekë të këtij spitali janë nën hetim, por deri tani asnjë përgjegjës nuk është vënë para drejtësisë./tvklan.al