Spitalet në Tiranë në gadishmëri të të ardhurve kosovarë (26 Prill 1999)


Spitalet në Tiranë në gadishmëri të të ardhurve kosovarë (26 Prill 1999)

11:05 26/04/1999

Jo vetëm kampingje të mbushur me të ardhur kosovarë por dhe spitale që kurojnë dhimbjet e tyre pas largimit nga trojet vendase. Gati të gjithë spitalet në grumbullin e tyre mbajnë të shtruar kosovarë me simptoma të ndryshme. Reparti i zemrës ka kuruar dhe vazhdon të ketë mjaft kosovarë.

Në Spitalin e Infektivit sipas statistikave qe nga 29 Marsi janë shtruar mbi 100 persona dhe aktualisht ky spital numëron 19 të shtruar me çrregullime të aparatit tretës. Nga të shtruarit mjeku përmend dhe rastet me ftohje. Të gjithë të ardhurit thanë ata kishin helmime nga ushqimi që vjen përpos një organizmi të dobët edhe nga marrja e ushqimve jo fort të pastra.

Këta të helmuar nga ushqimi pasi janë kuruar disa ditë këtu, kanë shkuar përsëri në vendin ku janë helmuar. Sipas mjekëve kjo situatë nuk është masive ndaj për ta është mjaft e përballueshme./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme