Spitali Amerikan ndëryrje falas për njerëzit në nevojë


Spitali Amerikan ndëryrje falas për njerëzit në nevojë

18:00 21/02/2014 translantKy është Sebastiani,  i cili vuante nga sëmundja e keraktokonusit, si pasojë e të cilit humbi thuajse fare shikimin në njërin sy. Por sot falë punës së ekipit të mjekëve okulist të spitalit Amerikan dhe humanzimit të njerëzve që e drejtojnë atë, ai ka rifituar shikimin duke i transplatuar kornen.

Korneja që i është vendosur Sebastianit ka ardhur nga Amerika dhe për gjetjen e saj është angazhuar një ekip i tërë.

Ky transplant konsiderohet një ndërhyrje madhore, por ekipi  i mjekëve të spitalit amerikan e konsiderojnë tashmë një rutinë në punën e tyre.

Sebastiani vjen nga qendra e zhvillimit  për persona me aftësi të kufizuara në qyetatin e Vlorës, e si e tillë ai e ka përfituar falas ndërhyrjen. Spitali Amerikan po harton  një marrveshje, në mënyrë që disa shtresa  në nevojë të mund të marrin shërbim në qendrat e tyre të specializuar.

Spitali Amerikan krahas shërbimeve të specializuar dhe risive në diagnostikim dhe trajtim, shpesh ka ofruar shërbim falas për njerëz në nevojë.





Të ngjashme