Spitali fushor Durrës, refugjatët kosovarë – (9 Prill 1999)


Spitali fushor Durrës, refugjatët kosovarë – (9 Prill 1999)

10:49 09/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është vënë në funksionim sot spitali fushor i Rrushbullit në Durrës i cili u montua brenda 20 orëve nga specialistë italianë të ardhur një ditë më parë me anijen e misionit Ylber. Spitali ka një kapacitet prej rreth 80 shtretërish dhe në të do të realizohen rreth 200 vizita në ditë. 22 mjekë italianë të specialiteteve të ndryshme do të shërbejnë për periudhën emergjente në këtë spital kampingu për të ardhurit nga Kosova.

Kanë qenë 200 ushtarë alpine që realizuan ngritjen e spitalit dhe të mjediseve të tij. Sipas kapitenit Gabriele Luci ky spital është parashikuar të funksionojë për një periudhë prej rreth 2 muajsh për të gjithë të ardhurit në rrethin e Durrësit. Qeveria Italiane në këtë kuadër përballon edhe furnizimin e tij me medikamente dhe logjistikë mjekësore./tvklan.al

Gazetar – Aleksandër Çipa






Të ngjashme